17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E bujshme! Reali i Madridit kërkon Armando Brojën

Kryesoret

Armando Broja i ka “çmendur” të gjithë. Paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare me Southampton në sezonin që kaloi, ranë në sytë e të gjithë skuadrave të mëdha, të cilat tashmë kërkojnë shërbimet e sulmuesit.

Përveç skuadrave të Premier League dhe Serie A, tashmë edhe La Liga e ka kthyer transferimin e Brojës në një nga objektivat e skuadrës.  Më saktësisht i pabesueshëm është lajmi që vjen nga Spanja. Prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.

Kjo tregon se 20-vjeçari shqiptarë është në “radarët” e gjigandëve spanjollë, i cili qëndron përkrah objektivave të tjerë të “Los Blancos”.

Gjithçka mund të ndodhë gjatë kësaj merkatoje, edhe pse Chelsea është i vendosur të bëhet “mur” për sulmuesin e kombëtares pasi Thomas Tuchel e shikon pjesë të formacionit të tij për sezonin e ri, por nga ana tjetër nëse në zyrat e bluve të Londrës mbërrin një ofertë e parezistueshme për Brojën, vështirë që skuadra angleze mund të rezistojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit