-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maratona bllokon tre orë Pogradecin

Kryesoret

Policia e Pogradecit ka njoftuar qytetarët se kuadër të një aktiviteti sportiv maraton më datë 30.07.2022 Aksi rrugor Lin-Pogradec-Tushemisht do të jetë i bllokuar nga ora 18:30 deri në orën 21:00. Gjithashtu edhe në brendësi të qytetit të Pogradecit do të jenë të bllokuara rrugët “Dëshmorët e Pojskës”; “Kajo Karafili”; “Gani Butka”; “Sul Starovari”, në të njëjtin orar. 

Njoftimi:

Policia, plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit “International Half Marathon night Enkelana”.   

Në datën 30.07.2022, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina:   

➡️ Disiplina e parë (21 km), e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qytetin e Pogradecit (lulishtja “Një Maji”, ish-kampi i punëtorëve);

➡️ Disiplina e dytë (10 km), e cila straton nga lulishtja “Një Maji” dhe vazhdon drejt fshatit turistik Drilon, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit.

✅ Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve se:

🔺️Aksi rrugor Lin-Pogradec-Tushemisht (deri në dalje të qytetit, fshati Buçimas) do të jetë i bllokuar nga ora 18:30 deri në orën 21:00, me përfundimin e këtij aktiviteti. Sqarojmë se edhe në brendësi të qytetit të Pogradecit do të jenë të bllokuara rrugët “Dëshmorët e Pojskës”; “Kajo Karafili”; “Gani Butka”; “Sul Starovari”, sipas orarit të paracaktuar.  

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti deri në përfundim të tij. Gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes rekomandohet përdorimi i rrugës tjetër alternative, Tiranë-Elbasan-Gramsh-Moglicë-Maliq-Korçë.     

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit