Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook, ka folur mbi shkaqet e lisë së majmunit.
Ai ka theksuar se sistemi shëndetësor duhet të paralajmëroj publikun, se burimi kryesor i lisë së majmunit janë meshkujt gay dhe bisesksual. Shehu ka publikuar këtë të dhënë zyrtare edhe nga OBSH.
“Sipas OBSh 99% e te prekurve me ketë virus janë burra dhe se paku 95% e këtyre pacienteve janë burra qe bëjnë seks me burra te tjerë”, thekson Shehu.
Postimi
Sistemi i ynë shëndetësor duhet te paralajmëroje opinionin.
Meshkujt gay dhe biseksual janë burim kryesor përhapje i Lisë se majmunit!
Kjo eshte nje e dhene zyrtare e deri tanishme jo vetem e qeverive te ndryshme, por dhe e OBSh, qe po artikulohet gati cdo dite pikerisht per te marre masat parandaluese.
Një tërheqje e tille vëmendje nuk prek te “drejat e njeriut” për asnjë komunitet, as te atij te homoseksualeve, përkundrazi i mbron ata dhe shoqërinë ne tërësi nga një infektim i mundshëm.
Kjo eshte nje detyre e cdo sistemi shendetesor edhe e tonit, qe duhet ta beje pa komplekse, jashte presioneve, eshte pjese e transparences se domosdoshme parandaluese.
Sipas OBSh 99% e te prekurve me kete virus jane burra dhe se paku 95% e ketyre pacienteve jane burra qe bejne seks me burra te tjere.
Une nuk e kuptoj pse Ministria jone e shendetesise, grupi i punes i krijuar per tju kundervene ketij infektimi, ndaj te cilit tashme OBSh ka ndezur “driten e kuqe”, nuk thote asnje fjale per kete konstatim te rendesishem.
Ashtu si po vepron edhe OBSh, organizmat tona perkatese shendetesore duhet te bejne publike keto te dhena, duke i shoqeruar edhe me keshillat e vecanta per te minimizuar perhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjejen ndaj tij.
Mbrojtja e shendetit te qytetareve eshte nje “fushe” shume e gjere e komplekse, pjese e se ciles eshte dhe komunikimi transparent, direkt, shpjegues me ata.
Kjo duhet te jete dialogëve-sqaruese, realiste, pa komplekse, pa tabura dhe me profesionalizem te pa influencuar nga interferenca censuriale primitive, si pa fshehje te konstatimeve, ashtu dhe pa eksese ekstreme te rrezikshme.
E paguam dhe vazhdojmë akoma ta paguajmë shume shtrenjte atë “fushate” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid….