Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
Kjo ndërhyrje, sipas AKSHI-it është në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik dhe do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike” mbyllet njoftimi.
Dy javë më parë faqet e shërbimeve publike online në Shqipëri u goditën nga një sulm kibernetik pas të cilit, sipas kryeministrit Edi Rama dyshohet se është një shtet.
Sistemi u kthye në punë dhe asnjë e dhënë e qytetarëve nuk është prekur.