Një ngjarje e tmerrshme është bërë publike së fundmi teksa policia në Brazil arriti të shpëtojë nënën së bashku me dy fëmijët e saj, të u mbajtën të mbyllur në një barakë për 17 vite.
Policia zbuloi rastin, ndërsa vuri në pranga autorin Luiz Antonio Santos Silva, i cili akuzohet se ka mbajtur në kushte çnjerëzore bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët të moshës 19 dhe 22 vjeç, në pjesën më të madhe të kohës të lidhur. Ata u gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e dehidratimit.
Policia ndërhyri pas informacioneve në një zonë periferike në perëndim të Rio de Zhaneiros, e njohur për varfërinë e saj ekstreme.
Në një deklaratë, policia tha se 3 tre personat u gjetën të lidhur dhe tejet të uritur. Policia vuri në pranga Luiz Antonio Santos Silva, i cili njihej si DJ dhe shpesh vendoste muzikë të lartë, të cilët dyshohet se e bënte për të mos u dëgjuar britmat e 3 personave që mbajti peng për plotë 17 vjet.