Një 26-vjeçar në Greqi ka mbetur i vdekur pas një incidenti në ashensor.
I riu ka tentuar me një karrocë transporti të zbresë një frigorifer me ashensor, por për arsye të panjohura deri më tani nga turbulencat që kanë ardhur nga lëvizja e ashensorit, frigoriferi i ka rënë sipër trupit, duke i shkaktuar vdekjen.
Forcat Zjarrfikëse kanë arritur ta nxjerrin atë, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital./ERT