-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimi në familje në Elbasan dhe paralajmërimi për hakmarrje

Kryesoret

Vazhdon të jetë ende në arrati, Ramiz Mici, vrasësi i gruas 37-vjeçare Jetlira Elezi në Elbasan, me të cilën ai kishte bashkëjetuar muajin e fundit në një banesë me qira.

Jetlira Elezi ka lënë pas fëmijë të mitur nga martesa e saj e parë. Po ashtu, edhe autori i krimit, ka fëmijë nga martesa e tij e para. Autori me viktimën ishin në bashkejetesë, por që që nga data 26 korrik, midis tyre ka pasur një çarje që ka përfunduar në denoncim në Policinë e Elbasanit nga gruaja, e cila më pas vendosi edhe ndarjen nga Mici.

Por nuk arriti të ndahej, pasi ai e vrau me disa goditje thike dy net më parë.

Vrasja kashkaktuar dhimbje të thellë në familjen e Jetlira Elezit dhe moskapja e autorit, ka nxitur flakët e hakmarrjes.

Vëllai i saj Sokol Elezi është shprehur me një gjuhë të rëndë në rrjetet sociale duke kërcënuar Micin se do të vrasë jo vetëm atë, por katër anëtarë të familjes së tij.

Në rrjetet sociale, në kushtet e dhimbjes së rëndë dhe  traumës, vëllai i së ndjerës i ka çuar mesazh, Micit:

“U prefsh npaqe o Ramiz Mici u preft npaqe familia jote fmit e tuj.

Po ju them Juve u prefshit npaqe se smund tja them motres time qe ti I ngule thiken sot.

Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti I derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote…

Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht

o ti rop qim do e marr hakun i vetem un mor tqifsha motren ca tkesh

po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor kurv qoft i idhet apo i omel osht i imi….

po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote

vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi…

Skam ca hum un mor tqifsha ate burrnin qe ti paske pas

Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot…

Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti

Ropt do ju qi qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk

direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men …

Reagimi i Policisë së Elbasanit një ditë më parë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan, ku dyshohet se shtetasi R. M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J. E., 37 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është  paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M.,

Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj.

Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive xhelozie ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat.

Shtetases pavarsisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetërin.

Në prezencë  të avokatit është plotësuar  formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë  dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin.

Shtetasit R.M., gjatë  intervistës  iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit.

Gjithashtu shtetasja J.E., është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar.

Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me shtetasen J.E., e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në  Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me shtetasin R.M., i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën.

Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët

Shërbimet e  Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit R. M. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit