Ramis Mici, i cili vrau gruan ditën e djeshme me thikë për shkak se kjo e fundit e denoncoi për dhunë, është arrestuar ditën e sotme.
Mici dhe bashkëshortja e tij Jetlira Eleze kishin shkuar para disa ditësh në polici, për shkak të dhunës së vazhdueshme që ai kishte ushtruar. Ata prej kohësh bashkëjetonin në një banesë me qira në Elbasan, ku Jetmira kishte dhe dy fëmijë nga martesa e parë.