Një italian është arrestuar në Aeroportin e Shkupit. Ai u kap në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, pasi ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht një 46-vjeçar nga Shkupi, i punësuar si roje.
36-vjeçari i është dorëzuar punonjësve të Policisë Petrovec për procedim të mëtejshëm dhe rasti pas procedurës paraprake i është paraqitur gjyqtarit.