-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cila do të jetë faza e radhës e pandemisë së COVID-19?

Kryesoret

Ndërsa po afron dimri i tretë i pandemisë së COVID-19 në hemisferën veriore, shkencëtarët paralajmërojnë qeveritë që të përgatiten për valë të reja të virusit. BA.5, nënvarianti i Omicron-it aktualisht po shkakton kulm infeksionesh në shumë vende të botës, pasi është jashtëzakonisht i transmetueshëm.

Kreu i Institutit të Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit në SHBA, Chris Murray tha se vetëm në SHBA mund të ketë deri në një milion infeksione në ditë këtë dimër, dyfishi i infektimeve ditore të raportuara gjatë kësaj periudhe.

Në Evropë, shkencëtarët parashikojnë një sërë valësh të COVID-19 gjatë dimrit. Kjo, pasi qytetarët kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura gjatë muajve të ftohtë, pa maska dhe distancim shoqëror.

Megjithatë, ndërsa rastet mund të rriten përsëri në muajt e ardhshëm, vdekjet dhe shtrimet në spital pritet të mos rriten me të njëjtin intensitet, sipas ekspertëve, të cilët theksojnë se për këtë ka ndikuar vaksinimi, imuniteti i krijuar nga infektimet e mëparshme me virusin, si dhe trajtimet e disponueshme kundër COVID-19.

“Më shumë rrezikojnë ata që nuk kanë pasur asnjë kontakt me virusin, por pothuajse nuk ka të tillë” tha Murray.

Ndërsa shkencëtarët kishin parashikuar që virusi të pakësohej në fillim të vitit 2022, varianti i Omicron-it, më i zbutur se variantet e mëparshme, çoi në rritje të numrit të infektimeve.

Megjithatë, ekziston edhe një skenar, “skenari më i keq” sipas OBSH-së, i një varianti të ri më agresiv që do të dominonte mbi variantin Omicron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit