Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 31 dhe 36 vjeç, të cilët kishin fshehur 13 doza kokainë në kuti karamelesh. Makina me të cilën ata udhëtonin është ndaluar në rrugën rajonale 71.
Të shpërndara në për kabinë, policët gjetën kartëmonedha me vlerë mbi 6 mijë euro.
Ndërsa thelluan këqyrjen, në dyshemenë e makinës gjetën një kuti metalike karamelesh, brenda së cilës kishte drogë.
Të dy janë dënuar me 5 muaj e 20 ditë burgim dhe gjobë prej 800 eurosh.