Policia e Greqisë është vënë në kërkim të një 51-vjeçari me origjinë shqiptare, pasi të dielën pas mesnate vrarë me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Zakynthos.
Sipas informacioneve të para, autori pas një zënke ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.
Gruaja ka vdekur pak minuta më vonë në spital. Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe një djalë të rritur që jeton jashtë Zakynthos.