-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nismë e re për dekomunistizimin, Pampuri: T’i japim fund rishkrimit të historisë

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka paraqitur në Kuvend një tjetër nismë të demokratëve për dekomunistizimin.

Sipas saj, një nismë kjo që synon t’i japë fund njëherë e mirë përpjekjeve politike për të falsifikuar historinë e regjimit komunist dhe përpjekjeve për ta propaganduar këtë të keqe kombëtare.

“Në shtetet totalitare, historia rishkruhet, ndryshohet dhe manipulohet në varësi të interesave politike të atyre që udhëheqin nëpërmjet frikës, dhunës dhe terrorit.
Një shembull tipik i kësaj sjelljeje me të kaluarën, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës. Për 45 vite, historia e Shqipërisë u rishkrua dhe u rikonceptua, me qëllim që t’i shërbente jo të vërtetës historike të popullit shqiptar, por konsolidimit të plotë të pushtetit hoxhist, si dhe shtypjes ndaj klasave politike të persekutuara. Dhënia e atributeve historike familjarëve të diktatorit apo fshirja e personazheve të ndëshkuara nga regjimi në fotot zyrtare janë vetëm ilustrime të këtij fenomeni”, tha Pampuri.

Ajo deklaroi më tej se fatkeqësisht, megjithëse kanë kaluar 31 vite nga ajo natë e ftohtë e 8 dhjetorit 1990, në qytetin Studenti, ku do të merrte rrugë fundi i pa kthim i regjimit totalitar komunist dhe fillim i ndryshimeve demokratike, shteti dhe shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të ndërtojë një raport të drejtë me historinë e saj 45-vjecare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit