Një vatër zjarri është shfaqur në anë të autostradës në hyrje të Kavajës.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke të veshur me shkurrë e bimësi të ulet. Pranë vatrës së zjarrit ndodhet një banesë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.