-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

21 avionë ushtarakë kinezë u futën në hapësirën e Tajvanit gjatë vizitës së Pelosit

Kryesoret

Incidente të rënda nuk pati por edhe inekzistente, ato nuk ishin.

21 avionë ushtarakë kinezë kanë fluturuar në zonën ajrore të identifikimit të mbrojtjes së Tajvanit gjatë vizitës së kryekongresmenes amerikane, Nancy Pelosi, në Taipei dhe këtë fakt, e ka konfirmuar vetë Ministria e Brendshme tajvaneze.

Pavarësisht se zona e cilësuar si (ADIZ) është shumë më e gjerë se sa realisht hapësira ajrore territoriale e Tajvanit, sërish fakti mbetet shqetësues për autoritetet tajvaneze.

Mbi të gjitha, në kushtet kur Kina doli me paralajmërime të shumta lidhur me vizitën e Pelosit dhe me një dënim të këtij akti nga diplomacia kineze.

Nga ana tjetër, prej të enjtes, një stërvitje e madhe ushtarake në detin e Tajvanit pritet të ndërmerret nga kina, me gjashtë zona të caktuara ku do të përdoren edhe municione reale në përgatitjet ushtarake të Pekinit.

Në këto premisa, Tajvani do të jetë thuajse tërësisht i rrethuar nga luftanijet kineze në gjithë hapësirën detare të ishullit.

Mbetet ndërkohë për t’u parë se çfarë do të ndodhë të mërkurën, gjatë ditës së vizitës së Pelosit, ku priten takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë tajvanezë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit