-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani ‘B’ i Erdoganit me ‘bishat’ britanike

Kryesoret

Turqia aktivizoi “Planin B” të saj në mes të javës, pas heshtjes së Uashingtonit ndaj kërkesës së saj për ta rikthyer atë në programin e avionëve luftarakë F-35.

Duke përfituar nga qëndrimi miqësor i Britanisë së Madhe ndaj Ankarasë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zgjodhi Britaninë për të blerë fillimisht 20 avionë luftarakë nga një vend evropian me një popullsi myslimane në rritje.

Përmbajtja e marrëveshjes dypalëshe përcakton se Turqia do të blejë 20 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon nga Britania e Madhe  për 8 miliardë paund, ndërsa po kërkon 24 avionë të tjerë nga vendet e Gjirit.

Duke iu afruar Evropës nga jashtë, Ankaraja dërgoi një mesazh tjetër për thellimin e marrëdhënieve të saj me NATO-n dhe Perëndimin, megjithatë, në një kohë kur qëllimi strategjik i blerjes nuk është askush tjetër përveç forcimit të shpejtë të mbrojtjes ajrore turke.

Për kryeministrin britanik Keir Starmer marrëveshja ishte një “moment historik”, por edhe një pikënisje për një thellim më të madh të marrëdhënieve dypalëshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit