-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konsiderohej si “peshku i madh” i trafikut të drogës, arrestohet shqiptari në Itali

Kryesoret

Valter Serani, një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, përfundoi në prangat e policisë italiane. Arrestimi erdhi pas një hetimi kompleks të kryer nga seksioni i lëvizshëm i njësisë së policisë ekonomike dhe financiare të Guardia di Finanza në Fermo.

Operacioni nisi mbrëmjen e së shtunës pasi karabinierët  e kishin ndjekur dhe vëzhguar për një kohë të gjatë Seranin dhe menduan se ishte koha për të marrë masa.

Policia hyri në shtëpinë e shqiptarit, e cila ndodhet në zonën e Porto Sant’Elpidio dhe ka kryer një kontroll të imtësishëm me ndihmën e reparteve të qenve.

Në shtëpinë e të dyshuarit Guardia di Finanza ka gjetur një sasi të madhe droge gati për t’u shitur.

Blloqe kokaine dhe thasë me marijuanë u gjetën të fshehura dhe të mbështjella me celofan, tashmë të peshuara dhe gati për t’u hedhur në tregun me shumicë.

Lënda narkotike ishte fshehur mirë mes mobilieve dhe në vende të fshehta brenda banesës, por pavarësisht kësaj, ajo nuk i ka shpëtuar hundës së qenit të policisë që mori pjesë në aksionin blic.

40-vjeçari u arrestua menjëherë në flagrancë. Nga ana tjetër janë sekuestruar kokaina dhe marijuana.

Droga, nëse do të dilte në treg do të arrinte në rreth 400 mijë euro.

Për Seranin, të mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, u caktua arrest shtëpie. Por hetimet vazhdojnë pasi hetuesit janë të bindur se 40-vjeçari është vetëm një pjesë e një enigme shumë më të madhe dhe se përballen me një nga komponentët e një organizate ndërkombëtare italo-shqiptare që menaxhon trafikun e kokainës nga Tirana në territorin e Fermanos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit