-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbeti i plagosur nga atentati në Milot, Brahimi: S’kam konflikte, se di kush janë autorët

Kryesoret

46-vjeçari Ylli Brahimi që mbeti i plagosur në atentatin e Milotit, ka mohuar të ketë konflikte pas marrjes në pyetje nga hetuesit, duke mos dhënë ndonjë ndihmë në avancimin e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

I pyetur 10 ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Brahimi ka deklaruar se nuk ka asnjë ide kush mund të jenë autorët e dyshuar të breshërisë së plumbave të derdhur drejt tij dhe viktimës Klisman Preçi.

Të vetmet detaje që Brahimi ka rrëfyer para hetuesve janë ato të lëvizjeve të fundit, tek të cilat sipas tij nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë, përfshirë këtu edhe prani në afërsi të personave të tjerë që mund ta kenë vëzhguar. Dy plumba e kapën 46-vjeçarin, një në mushkëri dhe një tjetër në kofshë.

Prokuroria e Krujës dhe Kurbinit kanë nisur hetimet, por ende nuk kanë vendosur që të bashkojnë dy dosjet me njëra-tjetrën, edhe pse i ndajnë vetëm pak ditë, e të shkuarat e viktimave janë të ndërthurua bashkë. Megjithatë duket se aksioni për vrasje që ka nisur nuk ka të ndalur, pasi disa ditë më parë në Tiranë u kapën dy persona që lëviznin me snajper.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit