-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA/ 37 viktima dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet masive në Kentaki, 12 mijë familje pa energji

Kryesoret

Të paktën 37 persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara në Kentaki në SHBA si pasojë e reshjeve të rrëmbyera. Mes viktimave janë edhe 6 fëmijë, 4 prej tyre motra e vëllezër, të cilët rryma e fuqishme e ujit ua mori prindërve nga duart, në përpjekjet për t’u larguar nga banesa e tyre e lëvizshme. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se numri i viktimave do të vijojë të rritet, pasi janë me qindra persona që rezultojnë të zhdukur.

Më shumë se 12,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur. Sipas guvernatorit dëmtimi i rrugëve, urave dhe infrastrukturës tjetër do të kushtojë miliona dollarë për t’u riparuar. Këto përmbytje konsiderohen më të këqijat dhe më vdekjeprurëset që kanë ndodhur prej dekadash në rajon.

Shumë banorë shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga uji janë strehuar në parqe shtetërore, kisha e shtëpi të lëvizshme të sjella nga shteti. Në dy rajone është vendosur shtetrrethimi gjatë natës, pasi ka pasur raportime për vjedhje dhe plaçkitje të banesave të braktisura nga banorët. Drejtues lokalë thanë se nuk do të lejohen abuzuesit që të marrin edhe ato çfarë u kanë mbetur banorëve të rrënuar tashmë.  

Presidenti Joe Biden i shpall përmbytjet “një fatkeqësi të madhe” dhe ka urdhëruar strukturat federale për t’u ardhur në ndihmë emergjencave te rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit