Autoritetet kiliane kanë nisur hetimet pas shfaqjes së një grope misterioze në një zonë minerare në veri të vendit.
Gropa me një diametër 25 metra shkaktoi panik tek banorët e zonës, të cilët duke mos pasur një arsyetim të saktë për krijimin e saj, ia vunë fajin jashtëtokësorëve.
Në pamjet e filmuar nga lart shihet se gropa misterioze është shumë e thellë, por ajo që të bën më shumë përshtypje është forma perfekte sferike që ajo ka krijuar.
Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit Santiago.