Situata në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës mbetet e vështirë.
Aktualisht janë në operacion 14 efektivë të MZSH-së, 10 vrojtues pyjesh, 32 punonjës nga Sektori i Mirembatjes, 6 punonjës nga Policia Bashkiake, 7 të rinj nga Administrata, 70 vullnetarë të Komunitetit, 2 mjete zjarrfikëse.
Forca ndihmuese kanë mbërritur nga Lezha, Puka, Shkodra, Fushë-Arrëz, dhe Kukësi.
E vetmja zgjidhje mbetet ndërhyrja nga ajri sipas ekspertëve, pasi zjarri është shtrirë në siperfaqe mhaft të gjerë që përfshin Rranzën, Bushatin dhe Malin e Jushit.
Megjithatë, deri tani është bërë e mundur që të mos preken banesat.