Një 62-vjeçar francez mbijetoi për 16 orë në det duke përdorur një flluskë ajri brenda varkës së tij pasi ajo u përmbys, përpara se të shpëtohej në një operacion të përshkruar si “në kufijtë e së pamundurës”. Roja bregdetare tha se 40ft Jeanne SOLO Sailor dërgoi një sinjal shqetësimi në orën 20:23 me orën lokale e cila ishte me largësi prej 14 milje nga ishujt Sisargas pranë rajonit veriperëndimor të Spanjës Galicia.
Një anije shpëtimi me pesë zhytës u nis për të shpëtuar të moshuarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi një nga tre helikopterët u dërguan për të kërkuar anijen e përmbysur deri në orët e para të perëndimit. 62-vjeçari iu përgjigj zhytësve që kërkonin shenja jete duke goditur varkën nga brenda. Megjithatë në atë kohë deti ishte shumë i trazuar për të tentuar shpëtimin, kështu që ekipi bashkoi tullumbace lëvizëse në bykun e anijes për ta parandaluar të fundoset më tej dhe priti deri në mëngjes.
Të nesërmen ai u gjet nën varkë i zhytur në ujë deri në gjunjë. Ai u transportua me helikopter në vend të sigurt dhe u dërgua në spital për kontrolle, por ai dol inga spitali pa pasur asnjë problem nga ana shëndetësore.