-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 1000 raste dhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se 24-orët e funidt janë regjistruar mbi 1000 raste nga Covid-19, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 3.209 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.99. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.850 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.592.

Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit