-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet bëjnë namin në Iran, raportohen 90 të vdekur

Kryesoret

Rreth 90 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve që përfshinë pjesën më të madhe të Iranit, përfshirë edhe kryeqytetin Teheran.

Në një njoftim për agjencinë zyrtare iraniane IRNA, kryetari i Kryqit të Kuq të Iranit, Pir Hussein Kulivend, tha se në përmbytje humbën jetën 90 persona, ndërsa tetë të tjerë llogariten si të zhdukur.

Sipas të dhënave zyrtare iraniane, 24 provinca janë goditur nga përmbytjet dhe shirat.

Më së shumti të vdekur kanë në rajonin e Teheranit, më pas në provincat Kirman, Yazd, Mazandaran, Merkezi, Sistan-Beluchistan dhe Loristan.

Shefi i Organizatës për Menaxhim me Situata të Krizës së Iranit, Mohammed Hussein Nami, në fillim të muajit deklaroi se gjatë përmbytjeve janë dëmtuar rreth 20 mijë objekte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit