-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, Dua Lipa do të performojë në natën hapëse

Kryesoret

Sot mbahet në Prishtinë koncerti i shumëpritur ‘Sunny Hill Festival’.

Ylli botëror i muzikës, Dula Lipa prej ditës së djeshme ndodhet në Prishtinë, ndërsa pritet që të performojë sot në skenë. Sot ajo mbajti një konferencë për mediat, e shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa, si edhe nga kryetari i Bashkisë Prishtinë, Përparim Rama të cilin e falënderuan për mbështetjen.

“Ju falënderoj për përkrahjen e juaj, pa të cilën nuk do mund ta organizonim gjithë këtë festival. E falënderoj Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e gjithëve që keni ardhur këtu. Siç e dimë në të gjithë botën e patëm një ndalesë të madhe, atë të COVID-19, por pas dy viteve tani po organizojmë festivalin më të madh në rajon, organizojmë festival në vendin ku e gjithë bota nuk e pret. Organizojmë në një vend që ka pasur trazira të shumta dhe vazhdon me pas trazira të tilla. Me vite me dekada e gjenerata, na kanë përcjellur probleme pak me fajin e fqinjëve, pak me fajin tonë por ne po ia dalim që të mbështetemi në gjërat pozitive”, tha Dukagjin Lipa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit