Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Kalivaç në Tepelenë. Flakët ka përpirë dhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke lënë në errësirë banorët e zonës.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, por ato favorizohen nga era.
Janë djegur rreth 50 drurë frutore dhe ullishte.