-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Musk po justifikohet për t’i shpëtuar marrëveshjes, sipas Twitter–it

Kryesoret

Twitter-i i ka hedhur poshtë pretendimet e Elon Musk në gjykatë se ai kishte arsye legjitime për t’u tërhequr nga marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e platformës.

Kompania i ka quajtur argumentet e Musk për braktisjen e marrëveshjes “një histori e imagjinuar në një përpjekje për t’i shpëtuar një marrëveshje bashkimi që Musk nuk e konsideronte më tërheqëse pasi tregu i aksioneve dhe së bashku me të, pasuria e tij personale, ra”.

Përplasja aktuale nisi pasi Musk-u pretendoi se Twitter-i nuk ishte i afërt për problemin me llogaritë e padëshiruara në platformë, duke e përmendur atë si arsye për braktisjen e marrëveshjes.

Kompania kishte pretenduar se llogaritë e padëshiruara përbënin më pak se pesë për qind të më shumë se 200 milionë përdoruesve, por Musk këmbënguli se numri ishte më i lartë.

Kështu, e akuzoi Twitter-in për fshehje të informacionit mbi problemin.

Twitter-i, ndërkohë, ka akuzuar Musk-un për zvarritje të çështjes për t’i shpëtuar marrëveshjes pa penalitet.

Musk, njeriu më i pasur në botë, ra dakord në prill të blinte Twitter-in, duke ofruar 54,20 dollarë për aksion dhe duke u zotuar se do të lirojë kontrollin e kompanisë ndaj përmbajtjes dhe do të çrrënjosë llogaritë e rreme.

Por Musk, në korrik, deklaroi se donte të tërhiqej nga marrëveshja, duke shkaktuar dramën aktuale ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit