Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke i marrë jetën pasagjerit 57 vjeçar.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, të mbrëmjes së djeshme.
Gjithashtu, kanë marrë lëndime edhe drejtuesit e makinave dhe një pasagjer tjetër.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të dy shoferët e makinave të cilët rezultuan se kishin qenë në gjendje të dehur.









