Gjykatat e Durrësit ka vendosur arrest me burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, të cilët kanë futën në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.
Në dëshminë e tij, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai ka shtuar se gjithë jetën ka punuar me ndershmëri dhe nuk e ka shkelur ligjin.
Kapiteni Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka u arrestuan dy ditë më parë, 4 gusht.
Kapiteni dhe mekaniku kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.
Peshkarexha u fut në det për të marrë një sasi prej 80 mijë litra naftë kontrabandë, ndërkohë që ishte i fikur dhe GSP-i.
Ndërkohë mbetet në kërkim administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.