Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Tajlandë pasi një zjarr shkatërrues shpërtheu në një klub nate të mbushur plot. Gjithashtu 40 të tjerë janë plagosur në lokalin rreth 90 milje në juglindje të Bangkok në orët e para të mëngjesit.
Pamjet e rënda tregojnë të pranishmit që ikin nga ndërtesa ndërsa flakët dhe tymi dalin prej saj rreth orës 1 të mëngjesit të së premtes.
Në sfond dëgjohen britma, ndërsa disa persona që kanë dalë nga ndërtesa janë përfshirë nga flakët.
Forcat e Shpëtimit thane se flakët u përshpejtuan nga shkuma që ishte spërkatur në mure për të izoluar tingullin e klubit dhe iu deshën zjarrfikësve më shumë se tre orë për të kontrolluar flakët. Dëshmitarët raportojnë se zjarri u përhap me shpejtësi, duke përfshirë ndërtesën brenda një minute.
Incidenti ndodhi në pikën e natës në Malin B në distriktin Sattahip të provincës Chonburi, rreth 25 milje nga qyteti turistik i njohur Pattaya.
Fondacioni i Shpëtimit Sawang Rojanathammasathan tha se flakët u përshpejtuan nga shkuma që ishte spërkatur në mure për të izoluar tingullin e klubit dhe iu deshën zjarrfikësve më shumë se tre orë për të kontrolluar flakët./Daily Mail