-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reali, si Milani dhe Barcelona, fiton trofeun e pestë të Superkupës së Europës

Kryesoret

Reali i Madridit triumfon 2-0 në Superkupën e Europës ndaj Eintracht Frankfurt, në sfidën e luajtur në “Helsinki Olimpic Stadium” dhe e nis sezonin e ri me një tjetër trofe, pasi mbylli të kaluarin me triumfin në kampionat e Champions.

Sfida nisi e qetë, me Realin që kontrollonte topin dhe provonte të diktojë kohën e lojës, megjithatë ishte Knauff që dha shkëndijën e parë për gjermanët, por gjeti në gatishmërinë e portierit Courtois, që bëri një pritje të bukur.

Pak më vonë ishte reali që provoi me anë të Vinicius Junior, por këtë herë ndërhyri portieri Kevin Trapp, i cili dërgoi topin në këndore. Pikërisht prej këtu erdhi edhe goli që zhbllokoi ndeshjen, pasi Casemiro shërbeu me kokë për Alabën, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm katër minuta më vonë, Benzema pati mundësi të dyfishojë avantazhi, pasi mori një pasim perfekt nga Kroos, por goditja e bomberit francez përfundoi jashtë, shumë pak centimetra larg shtyllës pingule.

Atë që nuk bëri në pjesën e parë, francezi e realizoi në minutën e 65-të, kur shfrytëzoi një asist të Vinicius për të shënuar golin e dytë dhe mbyllur llogaritë e ndeshjes. Vlen të theksohet se në pjesën e dytë Ancelotti aktivizoi edhe blerjet e reja si Tchouameni dhe Rudiger, ndërsa Reali konfirmoi se është gati për sezonin e ri.

Me këtë triumf, Reali i Madridit siguron Super Kupën e pestë të Europës, po aq sa Milani dhe Barcelona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit