Një hajdut u sulmua nga një tufë pulëbardhash të inatosura teksa përpiqej të vidhte një shtëpi.
40-vjeçari Casey McDonnell po ecte në majë të gishtave në oborrin e një shtëpie në Blackpool, Britani në orën 04:14 të mëngjesit, por shqetësoi disa pulëbardha që po përpiqeshin të pushonin.
Në regjistrimin e kamerës shihet që zogjtë të zemëruar ngrihen në ajër dhe i vërsulen McDonnell teksa ai provon të hapë bravën e derës së pasme të shtëpisë. Ndërsa sheh tufën e fluturakëve që koordinojnë një sulm, ai frikësohet.
McDonell largohet me vrap duke valëvitur duart para fytyrës në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga sqepat e pulëbardhave.
Sipas detektivëve, materiali i videos i ndihmoi të identifikonin lehtësisht grabitësin,i cili u arrestua dhe u ngarkua me akuzën “vjedhje në tentativë”. Ai është dënuar me 12 javë burg dhe një gjobë prej 239 Paund.