Ajo është një 10/10 dhe këtë gjë e thotë edhe rrjeti social “Facebook”. Sigurisht që është fjala për këngëtaren e famshme, Dua Lipa, e cila prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e të gjithëve.
Pas përfundimit të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, Dua ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku po shijon bukuritë e vendit para nisjes së festivalit në Tiranë, në fund të muaj gusht.
Kanë qenë të shumta postimet e 26-vjeçares, këtë periudhë “pushimi” për të.
Ylli i “Levitating” ka tërhequr edhe vëmendjen e gjigantit të mediave sociale, Mark Zuckerberg.
Faqja zyrtare e “Facebook” ka lënë një koment nën foton e Dua Lipës në këtë rrjet social ku shkruan: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme”.