Një aksident i rëndë është shënuar në një park lodrash në Gjermani ditën e sotme ku kanë mbetur të plagosur 30 persona.
Ngjarja ka ndodhur në parkun Legoland në Gunzburg afër Bavarisë, ku dy trena (rollercoaster) janë përplasur me njëri-tjetrin.
Kjo pasi njëri prej trenave ka frenuar shumë shpejt, ndërsa një tjetër tren që vinte pas e ka përplasur. Sipas raportimit të mediave gjermane, një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.
Tre helikopterë mbërritën në vendngjarje në mënyrë që të transportonin të plagosurit drejt spitaleve. Deri më tani, nuk është zbuluar shkaku i frenimit të trenit që shkaktoi aksidentin, teksa kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Sipas faqes së internetit të Legoland, xhiroja tek trenat e “Fire Dragon” është e përshtatshme për fëmijët e moshës gjashtë vjeç e sipër që shoqërohen nga të rritur dhe tetë vjeç e lart kur janë të pashoqëruar.