Deri më tani ato kanë arritur të mbledhin falë donacioneve të 227 personave, mbi 28 mijë Dollarë. Teksa në peticion kanë publikuar një foto prekëse të familjes që tashmë është shkatërruar, ku dy djemtë e mitur kanë mbetur pa prindër.
Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schëibe dhe Rayan.
“Jam e sigurte qe te gjithe jemi ne dijeni se çfarë ndodhi me prindërit e Schëibe dhe Rayan
Florind Belliu dhe Ornela Shehi u hodhën nga kati i gjashte i apartamentit ku jetonin
Familjaret janë te dërrmuar dhe te gjithë na ka vrare kjo tragjedi
Lane mbrapa 2 fëmije kaq te bukur qe ju shemb bota. Fëmijët kane vetëm 2 halla këtu
Ne Nuk mund tja u rikthejmë prindërit por ju lutem ti ndihmojmë ti rrisin këta 2 engjëj te mos ju mungoje gje dhe te marin kujdestarinë e fëmijëve”, shkruhet në peticion