-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri më i pafat, shkarkohet para Botërorit, hera e tretë që i ndodh!

Kryesoret

Maroku ka shkarkuar trajnerin rreth tre muaj përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor. Kombëtarja afrikane ka ndërprerë bashkëpunimin me Vahid Halilhodzic.

70-vjeçari boshnjak drejtonte “Luanët e Atlasit” prej gushtit të vitit 2019. Në deklaratën e FRMF (Federata Marokene e Futbollit) lexohet: “FRMF dhe trajneri kanë vendosur të ndahen me konsensus për shkak të mendimeve të ndryshme rreth përgatitjeve për fazën finale të Kupës së Botës Katar 2022”.

Halilhodzic ka një eksperiencë të madhe mbi supe. Maroku ishte kombëtarja e tretë që kualifikonte në një Botëror pas Japonisë dhe Bregut të Fildishtë, por pa ia dalë të shijojë frytet e punës së kryer.

Bregun e Fildishtë e kualifikoi në Afrika e Jugut 2010, por ai u shkarkua në shkurtin e atij viti. Japoninë e dërgoi në Rusi 2018, por u largua nga stoli i kombëtares aziatike në prill, dy muaj përpara fillimit të turneut.

Maroku duhet të zgjedhë shpejt pasuesin e tij. Kombëtarja afrikane është pjesë e grupit F në Botërorin e Katarit me rivalë si Belgjika, Kroacia dhe Kanadaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit