-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët shqiptarë në Angli, ambasadori: Kush kthehet s’do të udhëtojë më në Mbretërinë e Bashkuar

Kryesoret

“Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar”.

Kështu u shpreh ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith, teksa këtë të premte mësohet se zhvilloi një takim me drejtorin e Policisë Gledis Nano.

“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.  Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

Ky vendim vjen pas rasteve të shumta kur emigrantët shqiptarë kapen me shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit