Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar për ngjarjen e rëndë në qytetin e Cetinjes ku mbetën të vrarë 10 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Në një postim në rrjete sociale, Gjukanoviç shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të vështira. momente”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Cetinje, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të qytetarëve duke lënë të vdekur 10 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se 34-vjeçari kishte një konflikt në familje ku më pas doli nga shtëpia dhe nisi të qëllonte me armë.