-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza : Pse Irani po ekzekuton kaq shumë të burgosur

Kryesoret

Po ashtu, Irani është një prej shteteve të pakta në botë që ekzekuton persona të mitur. Ligji ndërkombëtar ndalon dënimin me vdekje për personat që kanë qenë nën 18 vjeç në kohën e kryerjes së krimit për të cilin janë dënuar. Në Iran, megjithatë, të miturit zakonisht mbahen në burgje dhe ekzekutohen pasi të kenë arritur moshën madhore.

Më 2021, një djalë që kishte qenë 15 vjeç në kohën e arrestimit, u ekzekutua në Iran pasi kishte kaluar pothuajse 20 vjet në burg duke pritur ekzekutimin e dënimit kapital. Aktualisht, mbi 85 të dënuar, që janë të mitur, janë në listë të pritjes për t’u ekzekutuar në Iran.

Edhe sistemi gjyqësor dhe gjykatat në Iran shihen gjerësisht si diskriminuese, të anshme dhe thuhet se ndikojnë në kriteret që përdoren për të zbatuar dënimet me vdekje.

Kreu i sistemit gjyqësor emërohet drejtpërdrejt nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Sipas ligjit iranian, të dyshuarit lejohen që të kenë qasje te një avokat, por të drejtat e tyre për të zgjedhur avokatin janë të kufizuara. Në rastet serioze penale dhe ato që kanë të bëjnë me akuza për sigurinë, të dyshuarit mund të zgjedhin avokat nga një listë e miratuar nga kreu i gjyqësorit.

Asnjë nga të dënuarit me vdekje për të cilët organizata Iran Human Rights ka informacione nuk ka pasur qasje te një avokat në fazën paraprake të çështjes, pas arrestimit të tyre.

Në Iran, krimet e ndryshme trajtohen nga gjykata të ndryshme. Rastet e përdhunimeve dhe vrasjeve trajtohen nga gjykatat penale. Ndërkaq armiqësia kundër Zotit, rebelimi i armatosur dhe rastet e lidhura me drogë trajtohen nga gjykatat revolucionare, të cilat janë përgjegjëse për shumicën e shqiptimeve të dënimeve me vdekje në 12 vjetët e fundit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit