Shqiiptarët të cilët i janë drejtuar Shqipëris, kanë krijuar një radhë të gjatë trafiku në Kakavijë.
Në pjesën greke ka pasur radhë automjetesh që në orët e para të mëngjesit ndërsa tani është shtuar më shumë.
Burime bëjnë me dije se kjo situatë është krijuar prej mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke. Mësohet se grekët punojnë vetëm me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje.
Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje. Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot në ditën e parë të fundjavës dhe korrenspondon me pikun e sezonit të pushimeve.