-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ledri thumbon kolegët: Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera

Kryesoret

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses i ka siguruar atij të ardhura të larta. Këtë na i vërtetoi dhe me postimin e tij të fundit në InstaStory.

Reperi ka blerë një shtëpi në Prishtinë dhe ka ndarë disa foto ku është duke firmosur dokumentet.

Ledri nuk e ka lënë me kaq, ai ka thumbuar dhe kolegët e tij në lidhje me blerjen e klikimeve.

“Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”, ka shkruar këngëtari krahas fotove.

Më herët, i pyetur se a do donte që të kishte një fëmijë të dytë, një motër ose vëlla për Poem, Ledri tha se do të donte shumë por kjo nuk varej vetëm nga ai po edhe nga Sara.

Ledri tha se do shumë që të jetë pranë vajzës së tij në çdo moment, pasi i duhet të udhëtojë shumë për shkak të angazhimeve artistike.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të. Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur zgjohesh në mëngjes dhe dëgjon fjalën baba”, tha Ledri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit