ryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndodhet në Greqi, konkretisht në zonën e gjerë të Nea Makris Attica.
Mediat greke kanë publikuar në video të Johnson ku shihet në një market duke bërë Pazar. Prania e tij u vu re menjëherë nga të pranishmit të cilët ngritën celularët për ta regjistruar, ndërsa me miqësi kryeministri i ka përshëndetur.
Kryeministri britanik, i veshur me një këmishë dhe xhaketë pa kravatë, bëri pazarin vetë ndërsa ka zhvilluar edhe bisedë me punonjësit për produktet.
Kujtohet se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë, pasi kanë edhe një shtëpi në fshatin në Pelion.