Një burrë përplasi makinën e tij dhe më pas vrau veten. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Capitol Hill në Washington dhe ka alarmuar sigurinë e vendit.
Personi ende i paidentifikuar pasi përplasi makinën e cila u përfshi nga flakët doli jashtë mjetit dhe qëlloi disa herë në ajër. Më pas, kur pa që policia iu afrua, vrau veten.
Nga ngjarja nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar. Motivet e këtij veorimi nuk dihen ende.