Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar sërish lidhur me emigracionit masiv të shqiptarëve në botë, gjë e cila është pasqyruar gjerësisht në mediat e huaja. Ai shprehet se sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë, ndërsa për këtë fajëson qeverinë, që sipas tij është kthyer në turp para botës.
Salianji thekson se me këto ritme shqiptarët që ikin riskojnë të përfshihen në aktivitete kriminale, ndërsa situate nuk po parandalohet.
“Qeveria turpi i Shqipërisë nëpër botë!
Përveç qeverisë të gjithë janë të shqetësuar për emigracionin masiv, shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve!
Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë!
Pavaresisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe rriskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar”, shkruan ai.