-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje e përgjakshme mes bandave në Guayaquil, 5 të vdekur, 15 të plagosur e disa të zhdukur

Kryesoret

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Guayaquil, Ekuador. Të shtënat u pasuan me një shpërthim që dëmtoi dhjetëra banesa dhe për pasojë, shumë qytetarë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ata dyshohet se kanë mbetur në rrënojat e shtëpive të shembura.

Kjo ngjarje ka si autorë bandat kriminale që sundojnë vendin. Të shtënat dhe shpërthimi, janë cilësuar si një luftë ndaj shtetit, sipas autoriteteve vendase. Ministri i Brendshëm Patricio Carrillo bëri thirrje për bashkim për tu dalë përpara këtyre grupeve kriminale që lënë të vdekur çdo ditë.

“Dhuna e së dielës është një shpallje lufte kundër shtetit. Ose bashkohemi për ta përballuar ose çmimi do të jetë edhe më i lartë për shoqërinë,”- tha ai.

Trafiku kombëtar e ndërkombëtar i drogës është motivi që sjell përplasje të shumta mes bandave që operojnë në qytetin port të Ekuadorit. Në këtë vend ka pasur masakra dhe në burgje e atentate të shumta, viktimë e të cilave kanë mbetur edhe shqiptarë të përfshirë në këtë lloj ‘tregtie’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit