Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës, nga ku mësohet se një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit kur një i moshuar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur nga një makinë.
Viktima është rreth 70 vjeç, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.