-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e punonjësit të IMT-së, “S’e dija që Qaniu kishte armë,” zbardhet dëshmia e gruas së autorit

Kryesoret

Sose Muça, gruaja e autorit që plagosi punëtorin e IMT-së, ka deklaruar para gjykatës se nuk e dinte që bashkëshorti i saj dispononte një armë.

Ajo tregoi se e kishte mësuar ngjarjen nga të afërmit, pasi nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi.

“Rreth orës 17:00 kam qenë te halla e burrit që është pranë banesës tonë. Në banesë erdhi halla tjetër e burrit dhe tha se burri im Qani kishte qëlluar me armë një punonjës të policisë. Kam dalë me vajzën e vogël nga banesa dhe i jam drejtuar shtëpisë që ishte prishur. U afrova por ishte e rrethuar me policë dhe pastaj patrulla e policisë më ka shoqëruar në komisariat. Nuk e dija që burri kishte arme. Nuk e kam parë kurrë me armë dhe nuk e di se ku e ka gjetur Qaniu.”, është shprehur e shoqja e Qani Muçës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit