Përdorimi i telefonit është bërë tashmë pjesë e pandarë e shoqërisë dhe përditshmërisë sonë. Ndërkohë që telefonët inteligjentë sjellin shumë përfitime, njëkohësisht kanë shkaktuar edhe një varësi, e cila ka efekte shumë negative.
Kjo varësi mund të konsiderohet si një tip sjelljeje e cila përkon me frikën e mospërdorimit të telefonit dhe ndjesisë së ankthit kur nuk je në telefon.
Cilat janë disa nga shenjat e kësaj varësie?
1. Në mënyrë të vazhdueshme je në telefon
2. Mund të shpenzosh gjithë ditën në telefon
3. Zgjohesh natën për të parë nëse ke notifications
4. Përjeton ankth, trishtim, apo edeh inat nëse nuk ke mundësi ta prekësh dhe kontrollosh telefonin
5. Koha që shpenzon në telefon ndikon në marrëdhëniet e tua, në jetën e përditshme, si dhe në punë.
6. E përdor telefonin në timon dhe në situata ku nuk duhet ta përdorësh
Si ta kuptosh që po e tepron me përdorimin e telefonit?
Përdorimi i shumë të i telefonit ndikon edhe në shëndet dhe mund ta identifikosh përmes këtyre simptomave:
1. Dhimbje muskujsh
2. Ndjesi të fikti
3. Shikimi i paqartë
4. Sy të skuqur, të thatë, apo të irrituar
5. Mendimi se po të bie telefoni/ po të dërgojnë mesazh, edhe kur nuk po ndodh
6. Dhimbje e kyçit të dorës
7. Probleme me gjumin
8. Performancë e ulët në shkollë apo punë
9. Ndjesi vetmie kur nuk ke telefonin
Disa mënyra të thjeshta që ndihmojnë në reduktimin e kohës të shpenzuar në telefon:
1. Karikoje larg krevatit
E dimë skenarin: Shtrirë në krevat, nuk gjen rehat, rrëmben telefonin dhe pa e kuptuar, të kanë ikur nja 3 orë të mira në TikTok.
2. Një alarm nga ora, jo nga telefoni
Kur na bie alarmi i celularit, zgjohemi dhe nisim e bëjmë një inspektim se ç’ka ndodhur në Instagram. Nëse e zëvendësojmë alarmin e telefonit me atë të një ore të vërtetë, ngadalë do të heqim dorë nga scroll-i sa hapim sytë.
3. Pas një orari të caktuar, vendose telefonin në modalitetin Airplane Mode
Sa perfekte është bota pa notifications, e-maile, telefonata…
4. Fshi aplikacione që nuk të shërbejnë
Ose të fiksojnë (p.sh. lojëra), të shpenzojnë baterinë, apo thjesht nuk i përdor kurrë.
5. Vendos një qëllim pse po e përdor telefonin
Nëse thjesht do të shkruash një mesazh, dërgoje dhe kaq. Merru me diçka tjetër, ndërkohë që pret përgjigje.
6. Provo të shkosh në vende ku nuk të duhet telefoni
Në supermarket, bibliotekë, për një xhiro të shkurtër…