Një grua nga Hungaria është rrëmbyer nga një shqiptar në Mialano, me qëllim me prostitucionin. Ajo ka mundur që të kërkojë ndihmë përmes një postimi të bërë në “Facebook”, në një faqe të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano, duke shkruar se është rrëmbyer, droguar e dhunuar, dhe se ndodhet e mbyllur në një banesë. Pas kësaj, një bashkëkombëse e saj ka arritur që të sinjalizojë policinë, duke bërë të mundur lokalizmin dhe shpëtimin e saj.
Siç raporton portali hungarez i lajmeve Borsonline, nëna e katër fëmijëve ishte detyruar të prostituonte nga një trafikant droge shqiptar. Viktima ishte në rrezik dhe është kërcënuar vazhdimisht duke u qëlluar me armë zjarri.
“Ajo nuk do të kishte pasur mundësi të kthehej në shtëpi nëse unë nuk do t’i besoja të gjitha dhe do të reagoja shpejt”, shkruan gruaja që i shpëtoi jetën nënës hungareze.
Sakaq, autoritetet kanë shtuar vigjilencës pas ngjarjes, por nuk ka detaje për autorët.