-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Inceneratori i Fierit 1.9 mln euro punime të papaguara për vizitën e Ramës

Kryesoret

Ditën e sotme, Petrit Vasili dhe koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj publikuan një kontratë që koncesionari i inceneratorit të Fierit ka bërë me një kompani italiane me vlerë prej 6 milionë e 637 mijë euro. Italiani pas Fierit del në skenë edhe te inceneratori i Tiranës.

“Në 6 qershor 2018 kompania që ndërton inceneratorin e Fierit, lidh një kontratë me një kompani italiane furnizimi. Kjo kontratë ka vlerën prej 6 milionë e 637 mijë euro. Në fakt është dhe zemra e inceneratorit. Në këtë kontratë çuditërisht na del për herë të parë edhe kompania “Pol Ruth energy SRL”. Kjo kompani është kompania që fitoi koncesionin për 30 vjet të inceneratorit të Tiranës, ajo që do merrte 29 euro për ton, për inceneratorin që nuk ekziston.

Në 8 shkurt kjo kompani bën një letër dhe ja dërgon zotit Farudin Arapi. Këtu faktet janë skandaloze. Kompania bën me dije se në 2020 ka firmosur një shtojcë kontrate me Zoton, sepse kompania i detyrohej 2.5 mln euro kompanisë Ruth për të gjitha punimet që ishin kryer dhe i detyrohej 600 e ca mijë euro që do kryheshin. Firmoset shtojca, ITS e Zotos merr përsipër të bëjë pagesat, bëhet një pagese e vogël dhe më pas bllokohet.

Zotëria i thotë Farudin Arapit se detyrimet janë 2.5 mln euro. Me marrëveshje që kalimi i pronësisë së mallrave do të bëhet pas pagesës së plotë të çmimit për mallin e sjellë. Pra “Ruth” i thotë se pronari i asaj vepre jam unë deri ditën që do bëhet pagesa.

Më 27 janar i thotë  për asistencën e montimit të furrë kaldajës dhe momenti tjetër që është qesharak, asistencë për vënie në punë e cila ka pasur si moment kryesor aktivitetin e tharjes për prodhimin e ajrit në prani të Ramës në 4 prill 2021. Pra Rama ka vajtur, ka parë që aty testohej dhe nuk e kishte informuar ministrja, që aty duhet të ishte marrë në dorëzim prej një muaji”, tha Shehaj.

Koncesionari njoftoi në  mars 2021, “hajde merreni në dorëzim” dhe në prill dy-tre javë para fushatës, këtu bëhen prova si mund të vihet në funksionim, i pa mbaruar. Ishte kryeministri vetë për të bërë show dhe për t’u dhënë kurajë hajdutëve, grupit të strukturuar kriminal. Atje e keni në Elbasan, Tiranë dhe Fier. “Pol Urthi” një kompani që e pamë në Tiranë, tak në shfaqet në Fier. Ky është mashtrimi i dorëzimit të veprës” tha Petrit Vasili.

Ai kishte një thirrje edhe për SPAK-un. “Pa mbaruar ne konferencën e shtypit, SPAK-u duhet të hidhet në këmbë, duhet të jetë atje. Janë  mbi 30-40 dokumente që ne kemi. Vajti (Rama) në Fier për t’i bekuar për një objekt të pa mbaruar. SPAK është përpara provës. Dokumentet nuk mbarojnë, denoncimet do të vazhdojnë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit